Zeneli dhe Halili dhurojnë shfaqe për banorët (VIDEO)
Shqipëria është e izoluar në këtë kohë të Covid-19. Qytetarët e kanë të kufizuar lëvizjen në fasha orari, ku vetëm një personi nga familja i lejohet të dalë për të bërë pazaret e ditës. Humoristët e njohur Edmond Halili dhe Xhevahir Zeneli kanë qenë në një bllok pallatesh në Durrës ku kanë dhuruar shfaqje poshtë pallatit për banorët. Ata kanë qenë bashkë më disa persona të tjerë ku kanë kënduar dhe kanë bërë humor. Banorët e kanë ndjekur shfaqen nga dritaret e tyre.