Zëri që duhet të dëgjoni këtë fundjavë, Migena Gjata në Tiranë

Familja Gjata i dha botës dy zëra të suksesshëm: Elvanën dhe Migenën. Të dyja i përkushtohen punës me pasion. Të dyja janë të vendosura për qëllimet e tyre, në dy anë të ndryshme të muzikës.

Mendojmë se ka ardhur momenti të dëgjoni zërin e zhdërvjellët e gjithë ngjyrë të Migena Gjatës. Të shtunën mbrëma (4 nëntor) ju pret arti vokal i romanticizmit me sopranon e koloraturës dhe tingujt e pianos nga Günther Albers.

Gjata vjen për herë të parë me një koncert në Tiranë në kuadër të tetorit gjerman. Ajo do të performojë para publikut artdashës vepra nga Schumann, Wolf, Schubert, Webern, e do ta mbyllë mbrëmjen me Strauss.

Koncerti konsiston në “Lieder” nga gjigandët e muzikës klasike përmendur më lart. Ç’është një “Lieder”? Është një poezi gjermane ndërthurur me muzikë klasike, specifikisht poezi romantike nga shekulli i XVII dhe XIX. Një nga specialitetet e Gjatës, por jo vetëm.

SHKARKO APP