Zëvendëson Ballën në Top Story? Reagon Sonila Meço

Aludimet se Sonila Meço do t’i zërë vendin Sokol Ballës në “Top Story” kanë nisur prej ditësh. Gazetarja, fillimisht reagoi përmes komenteve në rrjete sociale, por vetëm pak orë më parë sqaroi njëherë e mirë gjithë zërat përmes një deklarate në llogarinë e saj të facebook-ut.

“Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme dhe më të rëndësishme në vend. Kjo më ka bërë të ndihem mirëq dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar në emrin tim.

Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ”kazanit” në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj dhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi”,-shkruan Meço në statusin e saj, ku sigurisht komentet reaguese kanë qenë të shumta.

Nga çfarë shkruan më lart, duket se rikthimi i Sonila Meços pas 2 viteve tërheqje (që nga mbyllja e Agon Channel) nuk do të jetë në Top Channel.

SHKARKO APP