Zgjerohet parku Kombëtar i Lurës: Do përfshijë Malin e Dejës dhe Zall-Gjocajn

Parku Kombëtar i Lurës pritet që të zgjerohet më tej në hapësirë duke shtuar në këtë zonë edhe Malin e Dejës dhe Parkun ekzistues të Zall Gjocaj.

Ministria për Turizmin dhe Mjedisin bëri me dije se në kuadër të rritjes së sipërfaqes së zonave të mbrotjtura në vendin tonë dhe një studimi që ka përgatitur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura(AKZM) për këtë çështje kanë nisur edhe konsultimet me grupet e interesit për të bërë edhe propozimet dhe qëndrimet e tyre rreth zgjerimit.

Nderkohe qe nje dite me pare ne mbledhjen e te merkures kaloi edhe vendimi perkates qe sanksiononte kete hap.

Referuar të dhënave të AKZM Parku Kombëtar i Lurës i cili pritet të zgjerohet cilësohet si një park i kategorisë së dytë i shpallur me një vendim të vitit 1966 dhe ka një sipërfaqe 1280 hektarë duke u përfshirë në zonën e Peshopisë.

Sa i përket përfaqësuesve specifikë të florës ato përfshijnë pishën, arrën, rrobull, shkurre, lloje endemike dhe relike.

Lidhur me faunën përfshihet ariu, ujku, rriqebulli, dhia egër, kaprolli, gjeli egër, shqiponja ndër monumentet e natyrës të përcaktuara në këtë Park janë Fusha e Pelave, Liqeni i Luleve, Liqeni Zi, Liqeni Madh, Hartinat e Lurës, Rrobulli Lurës.

Sakaq Parku Kombëtar i Zall Gjocaj që pritet që t’i bashkohet Parkut Kombëtar të Lurës ka një hapësirë prej 140 hektarë, përfhsihet në kategorinë e dytë të parkut kombëtar dhe ndodhet në qarkun e Matit.

Ndër vite është miratuar një sistem përfaqësues i zonave të mbrojtura (ZM. Baza e sistemit të zonave të mbrojtura konsiston kryesisht në 15 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e peizazhe të mbrojtura, në të cilat strehohen vlerat më të mëdha natyrore dhe biodiversitetit në vend.

Vit pas viti ka një përpjekje për të zgjeruar sipërfaqen totale të zonave të mbrojtura që llogaritet në pak më shumë se 18 për qind.

Një ndër problematikat që haset më së shumti në zonat e mbrojtura është mbikqyrja dhe monitorimi i zhvillimeve në këto hapësira.

Një raport i Kontollit të Lartë të Shtetit pak kohë më parë nxorri në pak se ka shumë pak burime njerëzore në dispozicion për të mbikqyrur hapësirat e Parqeve Kombëtare ndëkrohë që nuk ka ende një zbatim të plotë të planeve të menaxhimit.(monitor)

SHKARKO APP