Zgjidh një nga murgjit në skicë dhe zbulo mesazhin për jetën tënde

Filozofia budiste është një ndër më të mençurat që ekziston. Na udhëheq drejt jetës më të ndërgjegjshëm dhe më të lumtur, duke na mësuar që gjithçka ikën shpejt dhe kemi nevojë të punojmë me sjelljen tonë për të zhvilluar një jetë të begatë e të lumtur.

Mesazhet budiste janë shumë të fuqishme dhe ndihmojnë në transformimin e jetëve tona. Ndaj, sot po ju sjellim disa të tillë. Në imazhin që do shihni janë 6 murgj budistë dhe secili prej tyre ruan një mesazh shumë të veçantë!

Zgjidh atë që të pëlqen më shumë dhe zbulo çfarë mesazhi do të të japë:

Nëse ke zgjedhur murgun nr.1:

Nëse është kjo zgjedhja jote, dallohesh për sjelljen gjithnjë të dashur, i kujdesshëm dhe paqësor me jetën dhe me njerëzit që të rrethojnë. Ti kupton se ndjenjat negative nuk shërbejnë për të ecur para dhe vetëm të mërzisin. Ndaj përpiqesh të jesh cdo ditë më i mirë se dje.

Gjithsesi, ndonjëherë mund të kesh tendencën të gjykosh personat që zgjedhin të reagojnë ndryshe nga ty. Duhet të kuptosh se çdo kush nga ne do të jetojë sipas mënyrës së vet dhe mos i paragjyko për ëtë. Duhet vetëm t’i respektosh dhe t’u ofrosh anën tënde më të mirë. Zemra jote është e madhe, përforcoje me më shumë ndjeshmëri dhe gjithçka do shkojë mirë.

Nëse ke zgjedhur murgun nr.2:

Kjo tregon se ke një shpirt të lumtur dhe optimist, gjithnjë në gjendje për të para anën pozitive të çdo gjëje në jetë. E di se pozitiviteti është një burim shumë i çmuar dhe për këtë shoqërohesh me njerëz që arrijnë të jenë njësoj si ty.

Ndërkohë, të pëlqen të mbushësh shpirtin me eksperienca, sepse e di që janë shumë më të çmuara se të mirat materiale. Ndërkohë që përgatitesh për një aventurë, shpesh gjendesh përballë vështirësisë për të mbajtur mendjen nën kontroll. Ke gjithçka duhet për ta jetuar jetën në makismumin e vet, vër vetëm pak rregull në mendjen tënde dhe dyert e mundësie do të hapen për ty.

Nëse ke zgjedhur murgun nr.3:

Nëse e ke identifikuar veten me këtë murg të buzëqeshur, do të thotë se ti e sheh botën në një mënyrë shumë të veçantë. Gjithçka që ekziston rreth teje është një instrument për të përmirësuar jo vetëm jetën tënde, por edhe të atyre që të rrethojnë. Je shumë besnik/e ndaj mënyrës se si e sheh jetën, ndaj kurrë nuk e lëshon autenticitetin tënd, vetëm për t’u pranuar nga të tjerët.

Ke shumë talente, sidomos kur bëhet fjalë për aktivitete artizanate apo dizenjimi. Gjithsesi, duhet të besosh më shumë në aftësitë e tua, sepse dyshimi tek vetja mund të të pengojë të marrësh gjithçka që jeta ka përgatitur për ty.

Nëse ke zgjedhur murgun nr.4:

Ke tendenca për t’u udhëhequr më shumë nga arsyeja se nga emocionet. Beson se mendja mund të të çojë në rezultate më të mira dhe për këtë arsye je gjithnjë në kërkim të justifikimit logjik për gjithçka bën në jetë. Të pëlqen edhe të lexosh dhe të zbulosh gjëra të reja për të shtuar njohjen tënde për botën dhe je gjithnjë i/e gatshëm/e për biseda konstruktive.

Ke zakonin të izolohesh nga jeta sociale për të gjetur paqe dhe qetësi në shoqërinë e vetvetes dhe është një e mirë sepse kemi të gjithë nevojë për hapsirat personale, por bëni kujdes që të mos kthehet në diçka të rrezikshme.

Në një farë mënyre të gjithë kemi nevojë për kontaktin njerëzor.

Nëse ke zgjedhur murgun nr.5:

Je një peron i orientuar përsa i përket objektivave në jetë. I dedikohesh realizimit të ëndrrave të tua dhe motivohesh nga objektivat në jetë. Falë përgatitjes që ke, mund të dalësh me lehtësi nga problemet dhe të surprizosh këdo që të rrethon me inteligjencën tënde.

Sfida jote parësore është të zhvillosh durimin për të pritur që gjërat të vihen në udhë të mbarë. Jo gjithçka ndodh kur e dëshirojmë, por në momentin e duhur. Jeta ndjek ritmin e saj dhe gjithçka mund të bëjmë, është të përshtatemi me të.

Nëse ke zgjedhur murgun nr.6:

Kjo tregon se je njeri me etikë, i organizuar dhe perfeksionist, në më të shumtën e herëve. Ndjen se bota ka nevojë për shumë ndryshime dhe i dedikohesh promovimit të tyre, duke nisur nga jeta personale.

Ndjenja jote e përgjegjësisë, shpesh të bën të punosh përtej limiteve të tua. Ja pse është e rëndësishme të mësosh të marrësh kohën e nevojshme për të pushuar dhe për të ndarë përgjegjësitë me personat rreth teje. Kështu, jeta jote do jetë më pak frenetike dhe puna mund të të ofrojë ndjenja pozitive në vend të stresit

SHKARKO APP