Zgjidh një sy nga testi dhe shiko se çfarë tipi je

Express gjeti një test interesant të personalitetit, i cili ju ndihmon të kuptoni se çfarë personi jeni dhe të përcaktoni gjendjen tuaj emocionale dhe psikologjike. Por zgjidhni atë sy që doni dhe mos e gënjeni veten duke parë përgjigjen dhe me pas vendos!

Fillimisht zgjedh një sy më poshtë:

1.

Je një shpirt i hapur.

Je person shumë i butë dhe empatik, i cili (e cila)  mirëpret këdo në zemrën e tij. Ty të pëlqejnë më shumë eksperiencat, sesa mbyllja në vetvete. Më përpara do të lëndoheshe ose do të zhgënjeheshe, se të mos kishe dëshirë të ndjeje asgjë.

Ajo që e bën ti është se nuk ua tregon të tjerëve brengat dhe nuk të pëlqen t’i ndash problemet me të tjerët – pasi beson se këto janë gjëra shumë private. Ti vazhdimisht je aty çdo herë për njerëzit e tjerë, edhe nëse je i thyer përbrenda.

T’i ndihmosh të tjerët është një nga kualitetet tua më të mira.

2.

Je person i ndërgjegjshëm.

E konsideron veten të drejtë dhe të pëlqen t’i bësh gjërat siç duhet. Është një nga vlerat tua bazike në jetë dhe që përpiqesh ta mbash. Të pëlqen të lësh përshtypje të mirë tek njerëzit. Gjithashtu, ti beson se veprimet tua kanë ndikim të madh në jetën e të tjerëve, pa marrë parasysh se sa të ndershëm mund të jenë.

Nuk të pëlqen misteri dhe padrejtësitë, dhe përpiqesh t’i përmirësosh ato përmes veprimeve tua. Motoja e jetës tënde është, “Bëhu ndryshimi që dëshiron ta shohësh në botë”.

3.

Je i ngujuar në të kaluarën tënde.

Thellë brenda, ndjehesh si i ngujuar, por nganjëherë nuk mund ta kuptosh se nga po vjen kjo ndjenjë. Je një lloj personi që ka një të kaluar të egër dhe jo të mirë, e cila ndikon në ty edhe sot.

Nganjëherë jeta të duket si një shaka e keqe. Por, prapëseprapë je i fortë dhe gjithmonë mundohesh ta gjesh paqen me çdo kusht – edhe në gjërat më të vogla të jetës tënde.

Je lënduar shumë, por këtë e mban gjithmonë për vete. Je një person i mrekullueshëm, që di se si t’i kapë copat, kur ato të bien.

4.

Je person filozofik.

Të pëlqen t’i analizosh detajet. Të pëlqen t’i ekzaminosh fjalët, në mënyrë që t’i japësh botës tënde përreth kuptim. Është sikur çdo fjali është një enigmë dhe që duhesh ta thyesh copa-copa, sepse vetëm kështu mund ta gjesh kuptimin e saj – dhe jo shumë njerëz mund ta bëjnë këtë.

Ti mendon shumë dhe analizon shumë. Kështu, ti arrin t’i kuptosh edhe gjërat më të thella. Ty jeta të duket si një enigmë e komplikuar dhe përpiqesh çdo herë ta gjesh se ku përshtaten të gjitha copat e saj.

5.

Je misterioz.

Je një tip që ende nuk e ke kuptuar se kush je me të vërtetë. Ti prekesh edhe nga gjërat më të thjeshta. Për më tepër, ti nuk hapesh me të tjerët, pasi nuk je i sigurt nëse ata meritojnë të dinë më shumë për ty.

Je person fjalëpak. Më shumë je si spektator, të pëlqen t’i shohësh reagimet, të mësosh, dhe të pëlqen t’i shikosh dhe dëgjosh njerëzit para se ta japësh mendimin tënd. Ti nuk flet pa qenë i sigurt për diçka.

6.

Je i ndjeshëm dhe i ndershëm.

Je tip që të pëlqen të mësosh shumë. Je i vëmendshëm për gjithçka sepse thjeshtë mund t’i lexosh njerëzit dhe situatat shumë lehtë. Nganjëherë, ti ndjen emocione shumë të thella dhe të fuqishme. Edhe gjërat më të thjeshta mund të ndikojnë në ty.

Qanë lehtë madje edhe duke qeshur, sepse ndjenjat tua janë shumë të forta. Nuk brengosesh t’ia tregosh botës dobësitë tua ose sa i dobët je, sepse ti mendon se nuk duhet të fshehësh asgjë.

7.

Je i papërmbajtur.

Je person shumë energjik, i fuqishëm dhe pasionant. Je shumë i fuqishëm dhe ndikon shumë tek të tjerët. Shpesh njerëzit varen në ty dhe të tregojnë se sa shumë të admirojnë.

Personalitetin tënd është vështirë ta kuptosh, ose dashuron me gjithë zemër ose urren me gjithë fuqinë që ke. Çdo gjë për ty është ose e bardhë ose e zezë, për ty nuk ka TË HIRTË ose diçka e tillë.

Ke pikëpamje shumë të fuqishme. Thellë në vete, ti je një person shumë i shqetësuar, por këtë pjesë nuk të pëlqen ta shfaqësh sepse kjo do të të bënte të dobët dhe ty nuk të pëlqen dobësia.

8.

Je person i çuditshëm.

Je një person i cili ka interesa, hobi dhe praktika të çuditshme. Termi që të përshkruan ty më së miri është “unik”. Njerëzit vazhdimisht të thonë se je i çuditshëm, por kjo kurrë nuk të ka penguar – as ajo çfarë thonë njerëzit.

Ti i bën gjërat vetë sepse i beson instinktit më shumë se kujtdo tjetër. Ti iu tregon të tjerëve gjithçka për veten, pasi mendon se s’ke pse të fshehësh asgjë. Ata që të gjykojnë ti i injoron.

Përpiqesh të bëhesh shembull i mirë dhe të jesh i respektueshëm, por të pëlqen edhe t’i ndihmosh të tjerët t’i ndjekin ëndrrat sepse beson se aty gjendet lumturia e vërtetë. Të duket mirë të jesh “rebel”.

9.

Je i gjallë dhe shetitës

Je person energjik, dalës (që del shumë) dhe emocionalisht i hapur. Je lloji klasik i liderit. Je karizmatik, pasionant dhe sillesh shumë mirë. Je gjithmonë aty kur të tjerët kanë nevojë për ty, gjithmonë e di çfarë t’iu thuash dhe gjithmonë je i gatshëm t’iu ndihmosh.

Ke një karrierë të mrekullueshme (ose një e tillë të pret) dhe një familje të mrekullueshme, por nuk je edhe i panjohur për pikëllimin. Ti gjithmonë flet për ndjenjat tua sepse mendon se do të lëndohesh më shumë nëse s’flet.

Përpiqesh të shohësh më të mirën tek të tjerët edhe kur trajtohesh keq.

 

SHKARKO APP