Zgjohuni dhe bëni seks! Ja kush e thotë

Një studim i publikuar së fundmi në Britani zbuloi se koha më e mirë për të bërë seks është në orën 7:30, ose rreth 45 minuta pasi zgjohesh.

Studimi nga Supplements Forza, i cili vëzhgoi 1.000 veta për kohën më të mirë të ditës që ata pëlqenin të bënin aktivitete të ndryshme, doli në përfundimin se në orët e zgjimit nivelet e energjisë janë më të larta.

“Marrëdhënia seksuale në mëngjes çliron oksitocinën (hormonin e besnikërisë), gjë që i bën çiftet të ndihen të dashur dhe të lidhura gjatë gjithë ditës”, thotë Debby Herbenick, Ph.D., autor i “Sepse ndihet mirë”.

SHKARKO APP