Zhduket në Norvegji bashkëthemeluesi i Wikileaks

Rritet alarmi në Norvegji për fatin e Arjen Kampuis, magjistarit holandez të informatikës, i cili ka bashkëthemeluar Uikiliks së bashku me Juliaj Asanzh. Ai është zhdukur prej dy javësh në Norvegji.

Gjurmët e tij kanë humbur në 20 gusht në Bodo ne veri të vendit. Policia norvegjeze bëri të ditur se ka nisur hetimet. Sipas burimeve të Uikiliks, Kampuis kishte prerë një biletë për një fluturim Brenda vendit në 22 gusht, por ai nuk u ngjit asnjëherë në avion.

SHKARKO APP