Zhduket pema e Macron

Pema e dhuruar nga presidenti francez Emmanuel Macron për homologun e tij amerikan Donald Trump, është zhdukur në mënyrë misterioze.

Dy krerët e shteteve mbollën së bashku një fidan lisi, gjatë vizitës së Macron në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.

Por një fotografi e agjensisë së lajmeve Reuters të shtunën tregonte vetëm një njollë të verdhë mbi barin në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, ku u mboll fidani.

Swiss Digital Desktop Reklama

E cilësuar nga presidenti francez si një kujtesë për lidhjen mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara, pema e lisit europian vinte nga një fushëbetejë e Luftës së Parë Botërore në Francën veri-lindore, ku 2.000 ushtarë amerikanë u vranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?