Zjarr dhe zjarr

Doli nga shtypi novela “Zjarr dhe zjarr” e Sazan Golikut. Në kopertinën e pasme të librit është botuar ky shënim i redaktorit të librit, Prof.Dr. Zyhdi Dervishi:

“Kjo novelë, një konglomerat origjinal kristalesh letrare, reflekton rrymat e qarkullimit të ndërsjellë të gjakut të kulturës dhe të limfës së fismërisë ndërmjet qytetërimit ilir dhe atij grek, si dy struktura nga më komplekset, me profile origjinale gjuhësore dhe artkulturore të ngjizura më hershëm. Nëpër faqet e këtij rrëfimi shkrihen organikisht në një ind letrar të endur me mjeshtëri  paradigmat vizionare  që dëshmojnë artistikisht rolin e vetëtimave, të zjarrit të dijeve dhe të emocioneve në formatimin dhë riformatimin gjithnjë më progresiv të qytetërimeve, në rigjallërimin e shpirtit të demokracisë e të frymës  së altruizmit, me thëngjinjtë e mizerabilitetit, të zënkave të paparimta, përgjithsisht asimetrike.

Duke operuar me jehonën e ansambleve  qytetërimore të  lashtësisë si lëndë e parë, kjo novelë përditëson natyrshëm mesazhet artistike më të paqme, më fine për tejkalimin e kundërshtive të çdollojshme, për harmonizimin e marrëdhënieve si aspiratë e përhershme e popujve ballkanik, ndonëse nën dritë-hije tragjikomike.

Ideja e zjarrit shkatërues, e zjarrit mendjendriçues dhe e zjarrit të pasionit gërshetohen në vetëdijen dhe modelet e sjelljeve të personazhit vetëmohues, Rukipeut, i cili udhëton në linjat e idealit dhe të lartësimit të dinjitetit.”

 

 

SHKARKO APP