Zjarri përfshin një kamp emigrantësh, evakuohen 5 000 persona
Magazinë E Martë, 15 Tetor 2019 15:30
Mbi pesë mijë persona u evakuan pasi një zjarr shpërtheu dje në mbrëmje në qendrën pritëse të ishullit grek të Samosit. Sipas gazetës ”Kathimerini”, zjarri lidhet me përleshjet midis refugjatëve të filluara pasdite.
Tetë persona u dërguan në spital dhe sipas burimeve një i mitur, i pashoqëruar, u godit me thikë për vdekje.