“Zogu i Tiranës” në pranga, gazetarja: Policia do krenohet në bilancin e fundvitit
Arrestimi i Hermes Nikajt, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, nën akuzën e përfshirjes në një rrjet prostitucioni, pushtoi mediat vizive dhe portalet në vend. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe gazetarja e Ora News, Beti Njuma. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ironizon Policinë e Shtetit për “suksesin” e rradhës. “Amin që ka zogj Tirone që policia të zbardhë detaje të rëndësishme (pa i nxjerrë Klod Lala dhe Tan Hoxha) dhe të ketë me ç’të krenohet në bilancin e fundvitit”, ironizon gazetarja.