Zonja Meri ka një lajm të mrekullueshëm! Ja çfarë surprize e pret këtë shenjë

Një lidhje e bukur midis Afërditës dhe Merkurit do ta bëjë jetën tonë më të mirë. Me ndjesinë e cilësisë dhe të vlerës dhe të bukurisë do kemi mendime më të bukura dhe paqësore. Me sjellje diplomatike do shmangim përballjet dhe provokimet. E bukura do të na joshë, pavarësisht ditëve të vështira që kemi kaluar. Jeta sociale, diskutimet, takimet, marrëveshjet, do të jenë prezente, njofton astrologia Meri.

Dashi: do të arrijë një marrëveshje në një veprimtari private, por edhe një dakordësi apo martesë në jetën personale.

Demi: do të gjejë një punë që e kënaq, por ka mundësi edhe të bëjë një biznes familjar apo një shitblerje të mirë.

Binjakët: do kenë një lajm të mirë pune dhe ligjor, por edhe një takim të bukur në jetën erotike, ku nuk do të mungojë një vendimmarrje.

Gaforrja: do të çlirohet nga pengesat emocionale. Do të shprehet dhe do të ketë një mundësi më të mirë ekonomike për të bërë një blerje që i forcon pozitat në familje.

Luani: do të ketë takime dhe lajme të rëndësishme në lidhje me planet dhe punët e tij si edhe një takim apo sqarim në jetën personale.

Virgjëresha: do të arrijë një marrëveshje të mirë ekonomike dhe do të dalë nga pasiguritë dhe ankthet personale, duke qenë më e fortë.

Peshorja: do të ruajë diplomacinë e vet dhe do ketë një jetë sociale të suksesshme, por edhe njohje e prezantime shumë të mira.

Akrepi: do të triumfojë në një çështje pune dhe karriere, ku tashmë do ndjehet se ka ardhur koha për biseda të qëndrueshme dhe kontrata.

Shigjetari: do të preferojë shoqërinë, udhëtimet dhe zgjerimin e njohjeve, duke i bërë vetes një reklamë shumë të mirë dhe duke i hapur perspektivë.

Bricjapi: do të triumfojë në një luftë antagoniste në lidhje me karrierën dhe ekonominë. Dita i rezervon surpriza dhe marrëveshje të mira.

Ujori: do të çlirohet nga pengesat ligjore dhe kontaktet e tij do ta çojnë drejt finalizimit me sukses të një bashkëpunimi apo një marrëveshjeje.

Peshqit: do të fitojnë një punë në ditën e sotme dhe një çështje ekonomike të cilën kishin kohë që e prisnin. Në jetën personale kanë takim të mirë.

SHKARKO APP