Zonjat Bardha e Kokalari dërgojnë ndihma humanitare në Shqipëri

Nga Moza Boletini-

Dëmet që la pas tërmeti i vitit të kaluar në Shqipëri, veçanerisht në Durrës dhe Tiranë e zonat përreth, si dhe situata e rëndë në kohën e pandemisë nxiti fondacione, organizata e individë të ndryshëm për ti ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve tyre në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e treva të tjera shqiptare.
Pas kontakteve me miqtë e mi në Shqipëri ish të persekutuar politikë, Ada Veliu – Kryetare e Degës së Tiranës pranë Shoqatës Antikomuniste të ish të Persekutuarve politikë dhe Edi Belishova – Kryetar i Shoqatës së ish të Persekutuarve Politikë në Durrës, mësova se dy zonja ish të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri – Donika Bardha dhe Evi Kokalari banuese në SHBA, dërguan ndihma humanitare në Shqipëri për familjet me të ardhura të pakta financiare dhe ish të përndjekura politike.
Shoqata Antikomuniste e Shqipërisë sot drejtohet nga gazetari i njohur Z. Nebil Çika i cili bën një punë shumë të mirë në evidentimin e krimeve të komunizmit dhe vlerësimin e figurave të shquara të kombit, të cilët me qëndrimin e tyre të lartë e patriotik sfiduan diktaturën më të egër në Europë.
Kontakti i parë me zonjat Bardha e Kokalari ishte pikërisht me Kryetarin e kësaj Shoqate, i cili u angazhua menjëherë në hartimin e listave e dhënien e kontakteve grupit të punës për ndarjen e këtyre ndihmave, ku përfshiheshin ushqime e artikuj higjenikë. Çdo paketë peshonte 30 kg, dhe u ndanë në mënyrë korrekte e të kontrolluar nga vetë organizatoret e kësaj nisme. Ato u shpërndanë kryesisht në Tiranë, Durrës, Thumanë e Bathore.
Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të Shqipërisë Z. Nebil Çika, Znj. Ada Veliu, Z. Edi Belishova e të gjithë anëtarët e kësaj Shoqate falenderojnë zonjat Donika Bardha dhe Evi Kokalari, për xhestin e tyre fisnik dhe për kujdesin e veçantë që treguan duke mos lënë në harresë motrat e vëllezërit e tyre që vuajtën padrejtësisht nga rregjimi totalitar komunist në Shqipëri. Shënim: autorja gëzon titullin presidencial për “Merita të Veçanta Civile”.
Prill 2020, SHBA

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?