Zonjë e panjohur, ti kurrë s’ke për ta ditur…

Nga Zija Çela –

I pashe, sapo i pashe nga ballkoni… Ata ishin tre. Nje burre, nje grua, nje femije ne karroce. Dhe kur u afruan, prape nuk e prishen formacionin. Gruaja ecte, shtynte karrocen dhe fliste gjithe embelsi me te shoqin. Burri i gjate e kishte nxjerre me te djathte. Vura re se nga berryli e poshte atij i mungonte pjesa e krahut te majte. Por pellemben e krahut tjeter e kishte mbeshtetur ne supin e se shoqes. Cfare bisedonin nuk e di, vecse ai i gjegjej plot perzemersi.

Para se te merrnin kthesen, iu desh te ndaleshin disa here, duke u hequr menjane. I parakaloi nje biciklist me zile. Pastaj ca kembesore te nxituar. Pastaj nje motor picerie, qe gumezhinte si grerez e kuqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithate, kur moren kthesen, ishin ende ne ate formacion te lidhur. Formacioni tresh. Nje femije ne karroce, nje grua qe e shtynte, nje burre qe i mungonte gjysma e nje krahu, por pellemben e tjetrit e kishte mbeshtetur ne supin e se shoqes. Me dhane ne cast perqasjen e trekendeshit. Hipotenuza ishte burri, kateti i shkurte femija, ndersa baza… Baza ishte gruaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me vjen keq Pitagora, i madhi Pitagora, por kjo siperfaqe nuk mund te matet dot me Teorine tende boterore te Trekendeshave.

Por as ti, zonje e panjohur, kurre s’ke per ta ditur se Zija Cela te ka xhan. Zoti te ndihte per t’i dale gjithnje zot familjes tende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?