Zuckerberg mungon në mbledhjen për “fake news”, zemërohen deputetët

Politikanët nga nëntë shtete të botës janë zemëruar nga mungesa e themeluesit të Facebook në mbledhjen për “fake news”.

Richard Allan, zv.presidenti i Facebook u shfaq për të përqafësuar Mark Zuckerberg.

Në mbledhje morën pjesë deputetë nga Argjentina, Belgjika, Brazili, Kanadaja, Franca, Irlanda, Letonia dhe Singapori. Nuk munguan edhe anëtarët e Komitetit të Kulturës, Medias dhe Sportit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ishte kryetari i komitetit, Damian Collins që kërkoi në mënyrë të përsëritur pjesëmarrjen e Zuckerberg.

Ishte e menduar që një kopje e dokumenteve të Facebook të shqyrtoheshin në mbledhje, por Collins zgjodhi të mos i publikojë pasi themeluesi nuk ishte i pranishëm.

SHKARKO APP