Zvicra hap shtëpitë publike. Një nga kushtet është pozicioni
Zvicra i ka dhënë sot dritën jeshile hapjes së shtëpive publike por me rregulla strikte, mes të cilave është mbajtja e distancës mes fytyrave “një parakrah larg njëra-tjetrës” gjatë seksit. Në rregullore përcaktohen edhe pozicionet e lejuara, por ndalohen praktikat seksuale me më shumë se dy persona. Maskat të mbahen nëse është e mundur, si dhe kerkohet rritje e higjenës me larjen e çarçafëve për çdo klient. ”Gjatë seksit duhet të përdoren pozicione në të cilat transmetimi i pilave është më i vogël. Nuk do të ketë shërbime me kontakt fytyre. Mes dy njerëzve duhet të ketë distancë të fytyrave të paktën një parakrah. Nuk do të ofrohen shërbime që përfshijnë më shumë se dy njerëz. Mbulimi i hundës e gojës është i rekomanduar, ndërsa praktikat anale do të kryhen me doreza. Klienti dhe punonjësi i seksit rekomandohet të bëjnë dush para dhe pas takimit”.