Zvicra thjesht shumë lart, ja risia e fundit

Teknologjia dhe inxhinieria zvicerane ka arritur majat me hapjen e linjës së re hekurudhore më të madhe në botë.

I konsideruar si Teleferiku Schwyz-Stoos me shpenzime prej 44.6 milion euro përfundoi ditën e diel, duke u vlerësuar si një triumf i inxhinierisë moderne të kohëve të fundit. Hekurudha e re do inaugurohet sot nga presidenti zviceran, Doris Leuthard me nisje në vendpushimin alpin të Stoosit, 1300 metra mbi nivelin e detit në Zvicrën qendrore.

Pjesë e projektit janë ‘karrocat e mëdha’ cilindrike, të ngjashme me fuçitë e birrës që do t’u lejojnë pasagjerëve të qëndrojnë drejt gjatë gjithë kohës, madje edhe kur të ngjiten ose zbresin shtegun prej 1,720 metrash. Rruga përshkon luginën afër Schwyz në fshatin malor Stoos rreth 30 kilometra në jug të Cyrihut.

SHKARKO APP