Manastirliu në spitalin e Fierit, takon ekipin e ri të mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Turqia

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë ditën e sotme në Spitalin e Ri Memorial në Fier, e cila ka zhvilluar një takim me ekipin e ri mjekësor turk të cilët i janë bashkuar bashkuar stafit.

Në vizitën e kryer në pavionet e ndryshme, ministrja shoqërohej edhe nga drejtoresha e spitalit Memorial Fier, Rudina Degjoni.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manastirliu thotë se është hapur rishtazi reparti i ORL, me mjekë turq dhe shqiptarë, ku po bëhen përgatitjet për shërbimin e pneumologjisë, atë të infektivit dhe së shpejti do të jetë gati kabineti modern i angiografisë, për realizimin e procedurave kardiake me aparatura të teknologjisë së lartë dhe staf super të kualifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë e kënaqur që takova ekipin e ri mjekësor dhe infermieror të ardhur nga Turqia, që sapo i janë bashkuar super stafit shqiptaro-turk në Spitalin Memorial të Fierit, ku po zgjerohen shërbimet me standarde bashkëkohore për qytetarët e rajonit të jugut .

Swiss Digital Mobile Reklama

Është hapur rishtazi reparti i ORL, me mjekë turq dhe shqiptarë, po bëhen përgatitjet e fundit për shërbimin e pneumologjisë, atë të infektivit dhe së shpejti do të jetë gati kabineti modern i angiografisë, për realizimin e procedurave kardiake me aparatura të teknologjisë së lartë dhe staf super të kualifikuar.’- shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?