Marrëdhëniet shqiptaro-kroate, deputetja Lekaj viziton Tiranën
Deputetja shqiptare, Ermina Lekaj dhe grupi i miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin e Kroacisë, zhvilluan një sërë takimesh në Tiranë, kjo me qëllimin kryesor për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Pritja e parë u bë nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ndërsa më pas deputetët kroatë diskutuan mbi rritjen e bashkëpunimit dypalësh me anëtarët e komisionit për politikën e jashtme, si dhe grupin e miqësisë me Kroacinë në parlamentin shqiptar.
“Pati bisedime për një bashkëpunim më të ngushtë jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë ekonomik. Si dhe në mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Leka. Mbështetjen e parlamentit kroat e shprehu dhe deputeti Eric Fabjaniç, pjesë e delegacionit që vizitoi Shqipërinë. Po ashtu një pritje u bë edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.