Mars, Rama: “Nuk na duhen maskat”! Tetor, Rama: “Asnjë nuk lejohet pa maska”!

Dje krejt papritur qeveria mori vendimin se duke filluar nga data 15 tetor 2020 maskat do të jenë të detyrueshme kudo, por vetëm në restorante dhe bare jo.

Por çfarë e ndryshoi mendimin e kryeministrit Edi Rama, pasi ishte ai me zë dhe figurë që deklaronte nga foltorja e Kuvendit në mars të këtij vitit se maskat janë shpenzim i kotë pasi nuk na mbrojnë nga virusi Covid-19. Ndërkohë dje sipas Ramës duke filluar nga dita e enjta të gjithë do të mbajmë maskë, ndryshe do penalizoheni me gjobë.

Apo lidhet me akuzën e sotme të numrit dy në LSI, Petrit Vasili i cili akuzoi se kjo gjë po bëhet për ti krijuar xhiro disa milionë euro një kompanie afër kryeministrit që ka sjellë miliona maska e që duhen shitur. Pra populli detyrohet me dhunë të blejë maskat e këtij privati!

 

SHKARKO APP