Mbi 5500 qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë

5509 procedura kardiologjike janë kryer gjatë vitit 2020 pavarësisht situatës së pazakontë të pandemisë.

Paketa e shërbimeve të kardiologjisë, ku përfshihen kryerja e angioplastikës koronare, angiografisë koronare dhe vendosja e pacemaker definitiv është një shërbim që mbulohet 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, janë kryer 2 677 angiografi koronare, 2 300 angiogarfi angioplastikë dhe 287 pacemaker definitiv.

Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas afër vendbanimit.

SHKARKO APP