Home Aktualitet Mbi 700 raste...

Mbi 700 raste dhe 2 viktima në 24 orë, 16 pacientë në gjendje të rëndë

16
0

Situata e Covid-19 në vend sa vjen dhe rëndohet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës 2 pacientë. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 dy qytetarë: një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”. Rastet e reja vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit janë kryer 5460 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 768 qytetarë.

“219 raste në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Pogradec, nga 5 raste në Poliçan, Kuçovë, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Has, Tropojë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mirdië, Shijak, Mallakastër, nga 2 raste në Cerrik, Dimal, Këlcyrë, Delvinë, Vorë, nga 1 rast në Mat, Patos, Selenicë, Himarë, Përmet, Memaliaj, Skrapar, Belsh”.

Aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,125 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (29 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 768
Të shëruar në 24 orë 402
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5460
Testime totale 1,035,592
Raste pozitive 144,847
Raste të shëruara 133,125
Raste Aktive 9230
Humbje jete 2,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3281
Shkodër 1652
Vlorë 857
Fier 696
Durrës 714
Lezhë 498
Elbasan 440
Berat 317
Gjirokastër 260
Korçë 229
Kukës 147
Dibër 139

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit