Mbrojtësi Hysaj shmang intervistën pas rikthimit në Tiranë: Do iki, kam pushime edhe unë

Pas përfundimit të aventurës së Euro 2024, ekipi kuqezi u rikthye në Tiranë. Me të zbarkuar, gazetarët kanë nxituar të intervistojnë mbrojtësin Elseid Hysaj, por ky i fundit nuk ka preferuar diçka të tillë. “Jo, se do ik, kam edhe unë pushime, nuk do rri këtu”,-dëgjohet të thotë anësori. Kujtojmë se Hysaj është një nga më të kritikuarit, për paraqitjet e tij në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë.