Mbyllet rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024, vajza e Sylvinhos dedikim për Kombëtaren: Po qaj, por…
Shqipëria u eliminua nga Europiani pas disfatës me Spanjën. Një dedikim për kuqezinjtë ka bërë edhe vajza e trajnerit brazilian Sylvinho, Taty Mendes. Në disa foto të postuara në rrjetet sociale, ajo tregon mbështetjen për Shqipërinë, teksa në foton e fundit të postuar, Taty shfaqet duke qarë për eliminimin e kuqezinjve. “Po qaj, por mirënjohëse”, shkruan Mendes në foton e saj.