Epoka BALLA/Ministri nxjerr pamjet e arrestimit të Astrit Avdylajt (VIDEO)

Qëkur erdhi Taulant Balla ministër i brendshëm, krimi i organizuar po merr goditje të forta. Po arrestohen të shumëkërkuarit. Nuk ka më dekonspirim flagrant nga kupola e policisë.

Deri tani mirë puna e ministrit.

Publikohen pamjet e aksionit nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale RENEA, ku u bë i mundur arrestimi i të shumëkërkuarit Astrit Avdylaj.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet e policisë gjatë momentit të arrestimit të Avdylajt.

“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë📍Durrës dhe RENEA për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”, shkruan Balla.

Ndërkohë Policia e Shtetit njofton: 

Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.
Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Operacioni “Revanshi” vijon.

SHKARKO APP