Ministri Di Maio pret Ramën: BE të çeli negociatat e anëtarësimt të Shqipërinë para fundvitit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, aty ku është pritur nga krerët më të lartë të shtetit. Këtë mbrëmje kreu i qeverisë u prit edhe nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, me të cilin pati zhvilloi edhe një konferencë për mediat.
Në fjalën e tij, Di Maio tha se mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE përpara fundvitit, kjo në mënyrë që të jepet një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin e Ballkanin.
”Si objektiv kemi përforcimin e marrëdhënieve tona për të bërë një hap cilësor në bashkëpunimin mes vendeve tona.
Kjo rëndësi strategjike nuk vjen vetëm si detyrim nga lidhjet që kanë vendet, prandaj dua të konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt adresimit në familjen evropiane.
Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit. Kjo do të jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin e Ballkanin”.
KOHA JONË SONDAZH

