Ministri grek Nikos Dendias reagon për përplasjet Greqi-Turqi: Jemi treguar të qartë

“Greqia nuk do të ushqejë përshkallëzimin e tensioneve me Turqinë”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias.

Në një komunikim për mediat, ai është shprehur se mësimi më i madh duhet të vijë nga pushtimi i Ukrainës dhe se rishikimet nuk po çojnë askund.

Mendoj se pala greke është treguar e qartë. Ne nuk kontribuojmë me deklarata fyese, me pretendime të paligjshme. Ne gjithmonë presim zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare me një prioritet të qartë, mbrojtjen e integritetit territorial të të gjitha shteteve”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?