Home Aktualitet Ministri Mazn...

Ministri Mazniku dhe ministrja Spiropali me ambasadorin britanik në Shkodër te “festa britanike e çajit”

51
0

“Në festën britanike të çajit, në Shkodër, bashkë me ambasadorin Alastair King-Smith, kryetarin e bashkisë Benet Beci, kolegen e qeverisë Elisa Spiropali dhe miq të mirë.

Mirënjohje Britanisë së Madhe për angazhimin dhe investimet në veri të Shqipërisë si dhe për bashkëpunimin mes vendeve tona në fusha të ndryshme si siguria, mbrojtja, tregtia dhe drejtësia.

Marrëdhënia e Shqipërisë me Britaninë do të forcohet më shumë me lidhjet e sektorit privat. Turistët britanikë sa vjen e më shumë po vizitojnë Shqipërinë duke u përllogaritur pothuajse në gjysmë milioni britanikë deri në fund të vitit.

E ardhmja mes dy vendeve tona premton shumë më shumë dhe jemi krenarë për këtë”- shkruan Arbjan Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit