Ministri Mazniku: Rritje e merituar e pagave për zjarrfikësit

“U dakordësuam në Këshillin Konsultativ bashkë me kolegët e qeverisë dhe të bashkive për disa vendime të rëndësishme siç është rritja e merituar e pagave për punonjësit zjarrëfikës si luftëtarët e vijës së parë në momentet e vështira të zjarreve vitet e fundit.
Shumë shpejt do të zhvillojmë një mbledhje tjetër ku do të diskutojmë për rritjen domethënëse të pagave për punonjësit e pushtetit vendor me qëllimin për të rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe afrimin e punonjësve të kualifikuar në administratat vendore”, shkruan Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku.

SHKARKO APP