Në prag të 18-vjetorit, Princesha refuzon 1.6 mln euro: Nuk bëra asgjë t’i meritoj
Jo të gjithë janë të etur nga paraja. Princesha Catharina Amalia e Holandës, vajza e madhe e Mbretit William Alexander dhe Mbretëreshës Maxima, do të mbush 18-vjeç dhe për këtë arsye do të ketë të drejtën e pagesës mbretërore prej 1.6 milion euro në vit që qeveria Holandeze ka caktuar për familjen mbretërore.
Trashëgimtarja e re e fronit nuk i dëshiron këto para, sepse ajo mendon se nuk i meriton ato, veçanërisht në këtë periudhë historike botërore të rrënuar nga pandemia. Princesha ka hequr dorë nga kjo shumë duke i dërguar një letër dërguar Kryeministrit, Mark Rutte.
Princesha, e cila vetëm një javë më parë u diplomua nga shkolla e mesme, gjithashtu njoftoi se ajo synon të shlyejë edhe 300,000 euro të ardhura vjetore që i takonin gjatë studimit dhe theksoi ajo nuk do të do të kërkojë shumën prej 1.3 milion euro për shpenzimet e tij, derisa të kryejë detyra zyrtare për Kurorën. “Unë dua t’i fitoj ato para dhe t’i mos i marr me pa të drejtë”, shpjegoi Amalia.