Në shkelje të kushtetutës dhe denigrim të integritetit të ushtarakëve

Paprakisht, risjell në kujtesë për publikun e gjerë një përmbledhje të shkeljeve të rënda të kushtetutes, ligjeve, papërgjegjshmërisë shtetërore, politizimin, delitantizmin, cinizmin si dhe korrupsionin e konsumuar në 7 vjet nga Institucioni i Mbrojtjes (MM), të tilla si:

“ndryshimet strukturore dhe abuzimet me objektet dhe burimet e mbrojtjes; rikthimin e politizimit dhe shpërdorimin politik të FA (në Rinas; zgjedhjet e PS të 30 Qershorit 2019, etj); gradimet dhe emërimet politike si dhe me konflikt interesi në strukturat e drejtimit dhe kontrollit demokratik; ulja drastike dhe devijimi me VKM (te MB)i buxhetit; “grusht modern shteti” me balancat e pushtetit; vënien në shërbim të interesave të drogës të infrastrukturave detare, ajrore, tokësore; korrupsionin propagandistik me tenderat për uniformën, karburantin, ushqimet, GPS-ët, muzeun e FA,etj, në kurriz të nevojave jetike të qytetarëve, të prekur nga tërmeti dhe Covid-19 si dhe për kërcënimin e “karriges me merit” të RSH në tavolinën e NATO-s”!

Së dyti: për të kontribuar në parandalimin e degradimit të mëtejshëm të këtij institucioni me peshë në sigurinë kombëtare, po denoncoj por edhe parashtroj disa rekomandime strategjike mbi 4 propozimet e MM drejtuar Presidentit: “për dhënien e gradave Gjeneralbrigade”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më qartë, si procesin ashtu dhe listën/produktin e MM, i gjej në kundërshtim flagrant me:
Pikën 1 & 2 neni 168, si dhe pikën 3, neni 169 të Kushtetutës;

Swiss Digital Mobile Reklama

Germën “c”, pika 3, neni 9; pika 1 dhe 7,neni 15 të Ligjit nr. 6/2014: “Mbi pushtetet e drejtimit të FA”, i ndryshuar me Vendim nr. 10/2015, të Gjykatës Kushtetuese;

Nenin 28, ligji nr. 59/14: “Për karierën ushtarake”, ndryshuar me Vendim 64/15 të Gj.K;

Në shpërdorim të parimeve themelore dhe standardeve bazë të karierës ushtarake që aplikohen në 29 vendet e NATO-s, dhe jo vetëm;

Të mbështetur në “pazare politike”, interesat e oligarkëve dhe sekserëve të pushtetit;

Për më keq, listën e gjej si denigrim të vlerave të ushtarakëve, pasi në listë mungojnë kapacitete potenciale, me edukim në SHBA (asnjëri!); me eksperizë, produkte strategjike dhe integritet të dalluar në funksionet që kanë ushtruar brënda dhe jashtë vendit !?!

Më konkretisht po parqes tre problematika kritike si dhe 3 rekomandime respektive:

Problematika Nr. 1: Prej muajit janar 2019 (për 15 muaj), funksioni kushtetues i Komandantit të Forcave Detare, ushtrohet nga Zëvendësi, në kundërshtim flagrant me referencën e Kushtetutës, ligjit dhe besimin e Presidentit. Po ashtu, integriteti i ushtarakut në detyrë është i “zyrtarisht i kontestuar” për preçedentët me shërbimet sekrete të vendeve jo-miqësore me interesat kombëtare, vetëshpërdorimin politik për rastin e marrëveshjes së detit dhe jo vetëm.

Në shtesë, sjell në vëmendje se, në muajin Janar 2012, me të njëjtin subjekt: “emërimin nga MM, të komandantit të FD, Kapiten i rangut të parë (detar)”, Partia Socialiste (në opozitë) e përdori si një “kauz politike këtë rast” duke protestuar në Kuvend dhe para MM për këtë “puç institucional”, si dhe duke i bërë thirrje publike ushtarakut: “të mos e ushtronte funksionin, në të kundërt do ndiqej penalisht”. Ish-MM e revokoi urdhrin, por përgjatë 8 viteve në vijim, ky funksion nuk është ushtruar nga Kunderadmiral, siç duhet në drejtimin e Forcave Detare!!

Rekomandim Nr 1: do të duhet që në listë të konsiderohet një detar, si p.sh Kapiten i Rangut I-rë Adnand Agastra; me “30 vite në FD; arsimuar në Kolegjin e Detarisë së SHBA, ekperiencë të dalluar në Komandën e Napolit dhe atë Supreme të NATO-s”, i cili përmbush kërkesat ligjore, profesionale dhe standardet që meriton ky funksion & grada `Kundëradmiral`.

Problematika nr. 2: Në shkelje të Kushtetutës, ligjit, pa dijeninë dhe pa miratimin e Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm të FA (!), prej muajit nëntor 2018 (për 18 muaj), edhe funksioni kushtetues i Komandantit të Forcave Ajrore ushtrohet nga Zëvëndës Komandanti!

Rekomdandimi 2: Në listën e propozimeve për `Gjeneralbrigade` dhe emërimin në këtë funksion të konsiderohen ushtarak nga Forcat Ajrore, si p.sh Edison Zarka: “Koloneli nr 1 në FA, i cili për mbi 30 vjet ka ushtruar me integritet shëmbullor funksione të larta në MM/SHP, F.Aj &NATO”!

Problematika nr 3: propozimet e MM, i çmoj si një “listë cinike, pa trasparencë dhe pa meritë”, pasi në mënyrë tinzare jo vetëm nuk janë konsideruar, por edhe u ka mohuar të drejtën ligjore të ankimimit një liste të gjatë ushtarakë/esh elitarë, që cilët kanë përfunduar kolegjet në USA ose vendet e NATO-s; kanë ushtruar funksione të larta në FA, NATO, Atashe, dhe janë dalluar për profesionalizem, patriotizëm dhe përgjegjshmëri ndaj detyrave brenda dhe jashte vendit.

Rekomandim nr 3: Bashkëlidhur listës, do duhet të konsiderohen jo vetëm propozime për dhënie “gradë për gradë”, por specifikisht edhe në cilin nga 6 pozicionet vakante sipas TOP do të emërohen, si p.sh: “komandant i forcave 1. detare, 2. ajrore; 3. zëvëndës ShShPFA; 4. Zv/Komandant i FT; 5. Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm; 6. Drejtori i Inspektimit të MM” ?!

Në përmbledhje, në cilësinë e ish-këshilltarit, do t’i ri-rekomandoja Presidentit të Republikës që në përgjegjësinë kushtetuese të Komandantit Suprem, sipas përcaktimeve në pikën 1 e 2 të nenit 168 të Kushtetutës; si dhe pikat 1dhe 7, neni 15 të Ligjit 64/2015 “Mbi pushtetet në FA”, të “pezullojë procesin” e dekretimit “Gjeneral”, përtej situatës së Covid-19, si dhe mbështetur në nenin 92/h të Kushtetutës t`i kërkoje MM: “informacion shterues, përfshirë konsiderimin e 3 problematikave dhe adresimin e 3 rekomandimeve të sipër parashtruara”.
Si ekspert, mbetem i motivuar dhe i vendosur të kontribuoj me gjithshka që mundem, për të “rikthyer në shina demokratike” sistemin e sigurisë kombëtare, modernizimin e kapaciteteve për sigurinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve si dhe për mjekimin e meritokracisë, kohezionit, solidaritetit, respektit dhe besimit në zinxhirin e drejtimit të Forcave të Armatosura.

*Gjeneral Piro AHMETAJ, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?