Home Aktualitet Nisma e Bloom...

Nisma e Bloomberg për infrastrukturën e çiklizmit. Gonxhja: Bashkëpunim me bashkinë e Tiranës

32
0

Tirana zgjidhet një nga dhjetë qytetet e para, pjesë e një projekti 3-vjeçar, që do të sjellë përmirësime në infrastrukturën e korsive të pedalimit, në kryqëzimet kryesore të qytetit, me fokus gjithëpërfshirjen në qarkullim, mobilitetin GREEN dhe nxitjen e pedalimit për të rinjtë dhe familjet me fëmijë.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja u takua me përfaqësuesit nga Iniciativa Globale e Projektimit të Qyteteve (GDCI), partneri zbatues i BICI në emër të Bloomberg Philanthropies, Maria-Clara Trujillo, Solomon Green-Eames e Fabrizio Prati.

“Me miq të veçantë nga BICI – Nisma e Bloomberg për infrastrukturën e çiklizmit, dhe Simon Batisti nga Qendra Marrëdhënie, heroi i Street for Kids. DPSHTRR është jo vetëm një portë e hapur për projekte edukative dhe të rritjes së cilësisë së jetës në qendrat urbane, por edhe një bashkëpunëtor aktiv me bashkinë Tiranë, bashkitë e tjera në vend, grupet e interesit dhe ekspertët e lëvizshmërisë së sigurt”, u shpreh Gonxhja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit