Gjykata e Lartë njofton….

NJOFTIM

PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË PËRGJITHSHME TË GJYQTARËVE TË

REPUBLIKËS PËR ZGJEDHJEN E ANËTARIT TË KËSHILLIT DREJTUES TË

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zbatim të nenit 247 të ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”,

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, thërret Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të

Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së

Magjistraturës, në datën 13 Mars, ora 10:00. Mbledhja do t’i zhvillojë punimet në mjediset e

Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në vijim të njoftimit të datës 02/02/2026 lidhur me hapjen e garës për paraqitjen e kandidaturave

nga radhët e gjyqtarëve për anëtar të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, kanë

paraqitur kandidaturat për këtë pozicion gjyqtarët si vijon:

1) Erjon Bani – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar;

2) Gerd Hoxha – gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm

Tiranë.

Nga procesi i verifikimit rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur

anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Agjenda e punimeve të mbledhjes, do të jetë si vijon:

Zgjedhja e anëtarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës 13 MARS 2026

A G J E N D A 09.00

– 10.00 Regjistrimi i pjesëmarrësve 10.00 –

10.10 Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi

10.10 – 10.20 Prezantimi i kandidatëve për anëtar të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës (5 minuta)

10.20 – 10.25 Ngritja e Komisionit të Votimit

10.25 – në vijim Zhvillimi i votimit Shpallja e rezultatit të votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?