Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

MatchMaker Albania 2 vjen në 26 Mars në Tiranë, platforma që bashkon bizneset dhe ndërlidh investimet

Ekonomi E enjte, 19 Mars 2026 22:02
MatchMaker Albania 2 vjen në 26 Mars në Tiranë, platforma që bashkon bizneset dhe ndërlidh investimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Matchmaker Albania ka lindur si një nismë e Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA). Ky aktivitet është këtë vit në edicionin e tij të dytë. Edicioni i parë korri një sukses të konsiderueshëm, si nga numri i shteteve të përfaqësuara në aktivitet mbi 40 shtete, ashtu edhe nga numri i investitorëve, mbi 500, si dhe nga numri i pjesëmarrësve në një ditë të dedikuar investimeve dhe ekosistemit, mbi 1000 pjesëmarrës të ndërlidhur me fushën e tregtisë, ekonomisë dhe investimeve. Kjo na bëri të besojmë dhe të kuptojmë që një aktivitet i tillë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Matchmaker Albania është një ditë e dedikuar biznesit, si qëllim.

Pse ka rëndësi MatchMaker Albania 2

MatchMaker Albania 2 përfaqëson një hap të rëndësishëm në pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion serioz për investime në rajon. Nuk është një ditë për të shitur apo për të reklamuar produkte, por një moment për të folur për atë që kemi bërë si shtet dhe si biznese në rrugëtimin tonë. Është një moment për të treguar arritjet, për të shprehur nevojat dhe për t’u rritur në terma kontratash dhe marrëveshjesh. Por është gjithashtu një ditë për të ngritur problematika që lidhen me biznesin apo aktorë të tjerë, dhe kjo është dita perfekte për zgjidhje, pasi të gjithë ata që mund të kontribuojnë janë të pranishëm: institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, bizneset e rëndësishme dhe ato inovative, për të cilat kemi aq shumë nevojë. Në këtë ditë diskutohen potencialet dhe arrihet deri në marrëveshje që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në forcimin e rolit të tij në rajon dhe më gjerë. Përmes takimeve B2B dhe pjesëmarrjes së aktorëve kyç, eventi pritet të prodhojë rezultate të matshme dhe me ndikim afatgjatë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pse ka rëndësi pjesëmarrja

Pjesëmarrja në këtë platformë është një mundësi për çdo kompani apo investitor që kërkon të zgjerohet dhe të krijojë sinergji të reja. Për bizneset shqiptare, është një hap drejt ndërkombëtarizimit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese, burimeve njerëzore, infrastrukturës dhe eksporteve. Për investitorët e huaj, është një mundësi për të hyrë në një treg në zhvillim me potencial të lartë; për të takuar në vend bizneset më të rëndësishme vendase; për të kontaktuar aktorët shtetërorë që mund të lehtësojnë investimin e tyre; për të gjetur furnitorë apo bashkëinvestitorë. Prania në këtë event do të thotë të jesh pjesë e një rrjeti vendimmarrësish, inovatorësh dhe aktorësh kyç të ekonomisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Katër sektorët e MM2

Këtë vit, MatchMaker Albania 2 është ndërtuar mbi katër sektorë kyç që konsiderohen shtylla të zhvillimit dhe inovacionit në vend:

• Future Estate-zhvillimi i pasurive të paluajtshme dhe turizmit, me fokus në projekte të qëndrueshme dhe infrastrukturë moderne mikpritëse.
• Smart Agriculture-modernizimi i bujqësisë përmes teknologjisë dhe rritjes së produktivitetit.
• Digital Horizons-transformimi digjital dhe mbështetja e startup-eve dhe inovacionit teknologjik.
• Power Next (Energy)-investime në energjinë e pastër dhe tranzicionin energjetik.

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta e benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta e ben...

Para 17 orësh
Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, ja vendet ku po rriten më shumë

Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, ja vendet ku po rriten më shumë

Para 20 orësh
Alarm nga Konfindustria: Deficiti tregtar kap rekordin 5.8 miliardë euro! Industria dhe bujqësia në rënie, rrezikohet edhe leku

Alarm nga Konfindustria: Deficiti tregtar kap rekordin 5.8 miliardë euro! Industria dhe...

4 Nëntor 2026, 16:52

Këta sektorë përfaqësojnë jo vetëm potencialin aktual të Shqipërisë, por edhe drejtimin e saj strategjik për zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrueshmëri ndërkombëtare.

Çfarë të presim nga MM2 dhe vijimësia

Koordinimi institucional për organizimin e këtij aktiviteti njëditor me në qendër investimet reflekton një angazhim të qartë për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe fuqizimin e biznesit vendas. Krahasuar me edicionin e parë, këtë vit ka më shumë qartësi: më shumë fokus te marrëveshjet dhe më shumë projekte të zbatueshme në terren. MM2 kthehet nga një event prezantues në një mekanizëm për zhvillim ekonomik – një mekanizëm që është në dorën e secilit më 26 mars. Në datën 26, në Pallatin e Kongreseve, deri tani kemi mbi 300 takime të koordinuara, 500 pjesëmarrës të regjistruar, nga 25 shtete, këto një javë përpara eventit. Pra, Matchmaker Albania po kthehet në një traditë si eventi më i madh i investimeve dhe biznesit në vendin tonë. Një ditë ku flitet për biznes, si qëllim.

Etiketat e lidhura

AIDAMatchmaker Albania 2
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 6 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 7 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 7 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 8 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 8 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 7 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 8 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.