Tirana pret forumin më të madh të investimeve ”Shqipëri-Turqi 2025”

Në datën 17 tetor 2025, Tirana do të presë Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri-Turqi. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se ky organizim do të bëhet në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë mësohet se ky event i nivelit të lartë do të sjellë së bashku përfaqësues të lartë qeveritarë, sipërmarrës, investitorë dhe aktorë të zhvillimit ekonomik nga të dy vendet, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.

Njoftimi:

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, organizon Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025, në Pallatin e Kongreseve, duke nisur nga ora 09:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky event i nivelit të lartë do të sjellë së bashku përfaqësues të lartë qeveritarë, sipërmarrës, investitorë dhe aktorë të zhvillimit ekonomik nga të dy vendet, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky forum është një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialeve të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm investimi dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve,”- u shpreh drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Znj.Laura Saro.

Në forum do të jenë të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama dhe Zëvendëspresidenti i Turqisë z. Cevdet Yilmaz, së bashku me ministra, përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave të biznesit nga të dy vendet.

Ngjarja pritet të mbledhë mbi 1,500 pjesëmarrës, përfshirë 500+ investitorë nga Turqia dhe rajoni.

Fokusi i Forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi:

Ndërtimi

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit / BPO

Turizmi

Bujqësia & Industria Ushqimore

Gjatë aktivitetit do të zhvillohen panele tematike, diskutime interaktive dhe takime të drejtpërdrejta “B2B” dhe ‘B2G’, që do të krijojnë hapësira konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve.

Ky aktivitet pritet të jetë një nga ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, duke kontribuar në rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe në zhvillimin e marrëdhënieve të reja ekonomike me ndikim rajonal dhe ndërkombëtar.

Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë

Data: 17 Tetor 2025

Ora: 09:00

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?