Vizione të Reja Imobiliare në Tiranë: Intervistë me Adelina Ganian dhe Ina Lulin
Në zemër të Tiranës dinamike, ku tregu i pasurive të paluajtshme po përjeton një rritje të hovshme, takojmë Adelina Ganian, CEO e Principe International Luxury sh.p.k, dhe Ina Lulin, Team Leader e kësaj agjencie. Si dege operative e selisë prestigjioze italiane, ky ekip po sjell një frymë të re ndërkombëtare në Shqipëri.
Bashkë me to, diskutuam mbi bashkëpunimet strategjike, perspektivat e rritjes dhe projektet që po transformojnë peizazhin urban të kryeqytetit. Tregu imobiliar shqiptar është në kulmin e tij.
Si pozicionohet agjencia juaj në këtë dinamikë?
Adelina Gania: “Ndonëse jemi zgjeruar së fundmi, interesi dhe reagimi i tregut ka qenë befasues. Kjo na konfirmon se Shqipëria është gati për një qasje të strukturuar dhe ndërkombëtare. Ky interes na motivon që të investojmë edhe më shumë energji në projektet tona afatgjata.”
Ina Luli:Tirana po transformohet rrënjësisht dhe kërkesat, si nga vendasit ashtu edhe nga ndërkombëtarët, janë bërë më të kualifikuara. Synimi ynë është ta shoqërojmë këtë rritje duke ofruar shërbime të nivelit të lartë, duke gërshetuar standardet globale me njohjen e detajuar të territorit.
Flitet për bashkëpunime të reja në horizont. Çfarë mund të na zbuloni?
Adelina Gania:Po punojmë intensivisht për të krijuar ura lidhëse që sjellin mundësi konkrete në sektorët rezidencialë, komercialë dhe luxury. Për të qenë në hap me ritmin e Shqipërisë, është thelbësore të ndërtojmë sinergji të forta, veçanërisht me partnerë italianë dhe ndërkombëtarë.
Ina Luli: Ideja jonë është të shërbejmë si një urë lidhëse. Ne ofrojmë një cikël të plotë shërbimi: nga konsulenca fillestare te investimi dhe menaxhimi i pronës. Duam të jemi pika e referimit për këdo që e sheh Tiranën si destinacionin e tij të radhës për biznes apo jetesë.”
Cili është vizioni juaj për të ardhmen?
Ina Luli:Vizioni ynë është të rritemi krahas tregut, duke u mbështetur në tre shtylla kryesore: profesionalizëm, transparencë dhe inovacion.
Adelina Gania: Besojmë verbërisht te potenciali i Shqipërisë. Angazhimi i Principe International Luxury është krijimi i një vlere reale përmes projekteve solide dhe një pranie gjithnjë e më të konsoliduar në vend.
Me një rrjet ndërkombëtar në zgjerim dhe një vizion të qartë, ekipi i Principe International Luxury sh.p.k po pozicionohet si një protagonist kryesor në kapitullin e ri të zhvillimit imobiliar shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

