Nxënëset zihen me grushte dhe shkelma, shkolla ”Kongresi i Manastirit”: Stafi ka marrë masa
Video-ja ku një grup vajzash të cilat barbarisht dhunojnë bashkëmoshataren e tyre në shkollën “Kongresi i Manastirit”, u bë menjëherë virale në mediat online dhe rrjete sociale. Shkolla ka reaguar duke bërë me dije se sherri nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës, por sidoqoftë stafi ka marrë masa.
“Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë.
Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë. Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur.
Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni. Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm”,-thuhet në njoftimin e shkollës.
View this post on Instagram
View this post on Instagram