Viti i Ri- vit zgjedhjesh dhe arrestimesh nga SPAK

Nga Spiten Prulli-

Viti 2024 u mbyll. Nga të gjitha sondazhet doli se vetëm SPAK e Altin Dumani ishin më të votuarit dhe të besuarit e publikut.

Ndërsa beteja mes Ramës dhe Berishës, për shqiptarët që jetojnë në territorin e Shqipërisë, duket hapur se fiton Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë shqiptarët e diasporës mund të vendosin ose blindimin e kryeministrit Rama në një mandat të katërt qeverisës ose rrëzimin e tij final. Por takimet e kryeministrit, sidomos në Athinë dhe Londër, treguan se deri në këto momente mbetet në avantazh Edi Rama. Flasim për në diasporë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E megjithatë ka edhe 4 muaj e pak ditë që shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit.

Sali Berisha akoma nuk ka dalë në turne jashtë vendit, siç pritet në mars-prill, sipas selisë blu. Lideri demokrat ka prapë një handikap të madh se në SHBA e Britaninë e Madhe nuk shkon dot si “non grata”.

Këto përkthehen si pikë plus për Edi Ramën.

PD-ja dhe Opozita ka një shans, vetëm nëse Berisha tërhiqet nga kandidat për kryeministër, mund të kenë shans për ndryshim pushteti, por prapë orbitë e largët duket, sepse varet se kush mund të jetë kandidati, që gjithsesi do jetë salist dhe jo njeri që mbledhë votat e elektoratit gri.

Nga ana tjetër SPAK- këtë vit, pra 2025, do të bëjë arrestime sa do të mbahet mend gjatë në memorien e shqiptarëve për dekada.

Dosje të shumta po hetohen, disa janë në prag fletëarrestesh. Ka “peshq” të mëdhenjë nga të dyja kampet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?