Home Aktualitet Operacioni “S...

Operacioni “Shpirti”/ Prokurori Maksim Sota: Trillime, më gjeni një provë të vetme dhe do shkoj në burg

87
0

Megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me Antimafian Italiane në 4 shtete, Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Mal të Zi zbuloi grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krim. Prokurori Maksim Sota ka mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Sota ka thyer heshtjen dhe ka folur për gazetaren e ”Top Channel”, Anila Hoxha.

Prokurori ka deklaruar se nëse gjendet qoftë dhe një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona të arrestuar, do të pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në ”arrest shtëpie”.

“Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje”,-mësohet të ketë thënë Sota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit