Petrit Vasili: SPAK-ut nëse ia mban, le të kapet me ERION VELIAJ!

Nga Petrit Vasili

SPAK ne se ja mban dhe nuk është i kapur ta filloje me Veliajn! (Dokumenti).

Veliaj tha sot: “Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë”.

Por Veliaj është i mos hetuari kryesor i SPAK-ut te kapur nga ai vete dhe nga Rama.

Veliaj ka dhunuar Ligjin e Pushtetit Lokal, “asgjësoi Këshillin Bashkiak për Inceneratorin e Tiranës!

Projekti i Inceneratorit të Tiranës është miratuar vetëm nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur “parimisht dakord” mbi studimin e fizibilitetit.

Por Veliaj nuk ka asnjë të drejtë për ta miratuar projektin me angazhim financiar për plot 30 vjet.

Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë.

I vetmi institucion, që miraton buxhetin është Këshilli Bashkiak.

Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit të Vetëqeverisjes Vendore është asgjësuese.

Veliaj si haxhi qamil i vërtetë, vetë shkruan e vetë vulos dhe nuk njeh as ligj e as shtet.

Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Këshillit Bashkiak është:

Privatizimi i Bashkisë së Tiranës nga Veliaj është : 1.Vepër korruptive, 2.Rrëmbim i kompetencave pa ligj dhe 3. Shpërdorim detyre.

SPAK e ka shumë të lehtë detyrën.

Po ja mbajti le ta filloje me Veliajn.

Ndryshe është thjesht një SPAK me dy telekomanda një ne kryeministri dhe një ne Bashkinë e Tiranës.

SHKARKO APP