1.15 miliardë € fonde/Braçe të prekurëve: Janë paratë tuaja, s’do lejojmë abuzime
Dje në Konferencën e Donatorëve u mblodhën 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende. Zv/kryeministri Erion Braçe, falenderon shtetet që kontribuuan për Shqipërinë, ndërsa shprehet se nuk do të lejohet asnjë abuzim me grantet, huatë dhe fondet për projekte zhvillimi. ”Nuk do tradhëtoj e tradhëtojmë kurrë duke prekur apo lejuar çdo lloj abuzimi me paratë tuaja, po këto janë paratë tuaja, do jenë tuajat për tu rikthyer një jetë të sigurtë e të qetë. Tani duhet punë, edhe më shumë punë shumë më tepër punë, me nder, dinjitet e në dritë të diellit çdo minutë, me ritëm tërësisht tjetër për të rimëkëmbur Durrësin, Tiranën, Krujën, Laçin e Lezhën, rimëkëmbur destinacionin turistik në këto anë; rikthyer jetën e sigurtë e të qetë njerëzve, rikthyer ekonominë në zhvillim e rritje”.
Mesazhi i plotë
Me shpirt shume shume shume. Faleminderit! Te gjitheve, bashkimit evropian-lider, presidentes se ke qe nuk na la kurre vetem, asnje dite nga termeti deri sot, Gjermanise, Frances, Italise, fqinjeve tane, Turqise e Greqise, cdo vendi te evropes dhe lindjes se mesme; Shteteve te Bashkuara posacerisht qe jane gjithnje me ne, shqiptaret, Japonise qe eshte perhere, mirenjohes per cdo cent e milione te dhuruar dhe angazhuar.
Pas me shume se dy muajsh, edhe nje here shume faleminderit cdo shqiptari qe humbi jete e shtepi, eshte ne veshtiresi prej shtatorit te vitit qe shkoi dhe eshte ne cader prej nentorit, per durimin; vuajtja juaj e ketyre muajve eshte pergjegjesi per ne, per mua e cilindo tjeter qe ishte me ju, pa e jetoi tmerrin e humbjes se jetes e pafuqise per te shpetuar qofte edhe nje jete me shume!
Nuk do tradhetoj e tradhetojme kurre duke prekur apo lejuar cdo lloj abuzimi me parate tuaja, po, keto jane parate tuaja, do jene tuajat per tu rikthyer nje jete te sigurt e te qete. Tani duhet pune, edhe me shume pune, shume me teper pune, me nder, dinjitet e ne drite te diellit cdo minute, me ritem teresisht tjeter per te rimekembur Durresin, Tiranen, Krujen, Lacin e Lezhen, rimekembur destinacionin turistik ne keto ane; rikthyer jeten e sigurt e te qete njereve, rikthyer ekonomine ne zhvillim e rritje.