1.8 milionë qytetarë të vaksinuar, thirrja nga Rama: Vaksinohuni

1 milionë e 800 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më sot kundër Covid-19. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, teksa i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një ulje e rasteve të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë raportoi 195 raste të reja teksa kanë humbur jetën 9 qytetarë të tjerë.

SHKARKO APP