1 Maji, Rama: Falënderim nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit
Me rastin e ditës së 1 Majit, ditës Ndërkombetare të Punëtorit, kryeministri Edi Rama ka falënderuar nga zemra të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit.
Kështu kreu i qeverisë e ka nisur ditën me postimin e disa fotove të procesit të rindërtimit, ku edhe ka uruar një ditë të mbarë si çdo mëngjes.
“Mirëmëngjes, dhe me falenderimin nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit, pa të cilët nuk do mund t’u kthenim dot buzëqeshjet familjeve të prekura, ju uroj të diel të qetë”,-shkruan Rama në facebook.