1 orë çfarë biseduan në gjykatën e lartë Lu-Vllahutin?
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin zhvilluan sot një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Takimi u mbajt në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe zgjati rreth 1 orë.Nuk dihet me saktësi se për çfarë është biseduar, por sigurisht që tema kryesore ka qenë reforma në drejtësi.Duhen edhe pak ditë nga mbërritja në Tiranë e rekomandimeve përfundimtare të Komisionit të Venecias, ndërsa më pas gjithçka i takon politikës për të vendosur ose jo.
Ambasadori amerikan dhe i BE-së kanë qenë më aktivët mes palëve për miratimin e reformës në drejtësi
KOHA JONË SONDAZH

