Presidenti hapi dyert e shtëpisë rezidenciale për fëmijë nga Vau i Dejës, Durrës,Tirana

Festa bëri bashkë fëmijët e Bashkisë Vau i Dejës, artistët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, fëmijë nga Shkolla “Ramazan Kabashi” në Tiranë,  si dhe fëmijët të stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe të Institucionit të Presidentit.

Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë falënderuan të vegjlit për praninë në festimin e përbashkët të kësaj dite të dashur për ta dhe uruan që të gjithë fëmijëve t’u plotësohen ëndrrat e dëshirat e bukura.

Nën tingujt e gëzueshëm të festës, qindra tullumbace u lëshuan në qiell nga të vegjlit si shenjë e ngritjes lart të ëndrrave fëmijërore. Talentet nga kryeqyteti dhe shkolla te qyteteve të tjera, përcollën emocione tek të pranishmit përmes këngëve, valleve dhe  mesazheve për gjithëpërfshirje, dashuri dhe respekt e mirëkuptim për njëri- tjetrin, prindërit, gjyshërit e mësuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argëtim në këtë 1 Qershor sollën dhe artistët e Cirkut të Tiranës dhe animatorët gazmorë.nPërgjatë kësaj feste, fëmijët u argëtuan me muzikë, kërcime, këngë dhe lojëra por ndanë dhe eksperiencat e tyre te veçanta duke përcjellë mesazhin e përkrahjes së njeri-tjetrit, për kapërcimin e pamundësive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktiviteti festiv për 1 Qershorin, iniciativë e Zonjës Begaj është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme në vlerësim të ditës së tyre të shënuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?