1 viktimë dhe 550 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Një 81-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e prekjes nga Covid-19. Nga 1537 testime në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë rezultuar pozitivë 550 qytetarë.

”340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë”.

Janë shëruar 210 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 19 pacientë. Janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve gjatë sezonit veror.

Statistika (28 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 550
Të shëruar në 24 orë 210
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1537
Testime totale 1,846,098
Raste pozitive 279,717
Raste të shëruara 274,054
Raste Aktive 2,164
Humbje jete 3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,602
Vlorë 126
Fier 113
Durrës 86
Gjirokastër 67
Lezhë 49
Shkodër 46
Elbasan 36
Korçë 17
Berat 14
Dibër 6
Kukës 2

SHKARKO APP