1 viktimë në 24 orë, 15 pacientë në gjendje të rëndë në spital nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e ka fituar 1 pacient. ”Një qytetare nga Tirana 77 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 4996 testime, kanë rezultuar pozitivë 793 qytetarë. ”493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan”.

Janë 13,786 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 346 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Janar 2022)

Raste të reja ditore 793
Të shëruar në 24 orë 346
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 4996
Testime totale 1,534,665
Raste pozitive 220,487
Raste të shëruara 203,460
Raste Aktive 13,786
Humbje jete 3,241

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6922
Fier 1165
Durrës 1102
Elbasan 950
Vlorë 830
Shkodër 803
Gjirokastër 533
Berat 455
Lezhë 401
Korçë 335
Dibër 177
Kukës 113

SHKARKO APP