1 vit pas tërmetit shkatërrues, Rama rrëfehet: Ishin ditët më të çmendura të jetës time (Video)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një klip të shkurtër kushtuar tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më parë Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh Si një familje” kështu ka zgjedhur kryeministri Rama që të përkujtojë viktimat e tërmetit.

Mesazhi i Ramës:

“U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, ishin tmerr, menjëherë telefonatat, Durrësi keq sty ishte dhe epiqendra mbërrin makina dhe nisem direkt për Durrës. Gjatë rrugës flisja me ministrat kryetarët e Bashksië se kishim provuar kurrë më parë diiçka të tillë në jetën tonë. I kam çuar në makinë në atë stres dhe nxitim disa shefa të qeverive që i ndjeja më afër në atë moment.

Arrijmë në Durrës arritja ishte drithëruese, shof banorët Edisoni një ish deputet toinën që kërkonte motrën bashkë me fëmijët, ndërkohë kisha një frikë nga një ndjenjë vetmie si do dal nga kjo situatë për mijëra njerëz, kanë qenë ditët më të çmendura të jetës time nuk mbaja mend më as datat pas 2 ose tre ditësh ndërkohë kujtoj frikën e njerëzve ato daljet me furi kur dikush shpërndante lajmin se po vjen tërmeti. Halli ishte sa kampe mund të të ndërtoja për këto familje.

Hotelet po mbusheshin. u jam mirënojës të gjithë pronarëve që hapën aq shumë lokale. As vetë se besoj se shqipëria pati aq miq që na u gjenden në kërkim shpëtim, në atë moemnt aq të zymtë, asa vetë se besoj.

Arritëm të mbledhim më shumë se 1 miliard në Bruksel dhe ishte një çlirim i madh sepse që na atë moment shqipëria skishte telash me financimin. Ishte e mrekullueshme se si të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe diasporë u bëmë bashkë dhe më e keqjsa kaloi.

Çdo krizë është një mundësi dhe e dija se duhet ta shndërronim këtë krizë në një prespektivë të re, por edhe për shqipërinë për një rast për të dalë më të lidhur mr njëri tjetrin qeveria me popullin. Dhe kështu po ndodh njerëzit kanë filluar të kthehen në shtëpi, fëmijët në shkolla fantastike që as nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. Sapo kanë nisur pallatet e para që do jenë po aq fantastike sa lagjet e reja.

Njerëzit ankohen me të drejtë sepse ka ende për të bërë, unë nuk kënaqem kurrë nga vetja. Në këtë punë kam mësuar durimin. Duhet shumë durim. Shqiprinë egjetëm si ato pallatet që ramnë dhe po e mbajmë.Na duhet kohë dhe punë e durim sepse përkushtimi i madh nuk na mungon“, tha Rama.

SHKARKO APP