1-vjetori i SPAK. Yuri Kim: Ka vendosmëri për t’i dhënë fund mosndëshkimit

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një mesazh mbështetjeje në 1-vjetorin e ngritjes së SPAK-ut. Ajo thotë se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka konfirmuar se institucioni është i vendosur për t’i dhënë fund mosndëshkimit.

“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja  iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021”, thuhet në reagimin e saj në Twitter.

SHKARKO APP